INFORMATË PËR MEDIA
Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim te Pronave (AKKVP) i mirëpret të gjitha kërkesat nga mediat të lidhura me mandatin e AKP-së dhe Drejtoratin për Çështje Pronësore Banesore (DÇPB). Agjencia është e vendosur që mediave t’u ofrojë të gjitha informatat e nevojshme.
Të gjitha kërkesat e mediave duhet të drejtohen te:
ZV të Kryesuesit se Zyrës për Informim:
Znj. Hana Jonuzi
hana.jonuzi@rks-gov.net
Telefoni: 044 220 910
Tel. i zyrës: 038 249 918 Lokali: 111
Me qëllim që AKKVP-ja t’u ofrojë mediave ndihmën më të mirë të mundshme, agjencia do të veprojë sipas këtyre parimeve:
- Të gjitha kërkesat nga mediat do të marrin përgjigje.
- AKKVP-ja do t’i përgjigjet kërkesave të mediave sa më shpejtë që është e mundur, por ju lusim që t’i jepni kohë agjencisë që të kontrollojë faktet para se të jap ndonjë deklaratë.
- AKKVP-ja nuk është në pozitë për të dhënë deklarata të posaçme për kërkesa individuale. Nëse mediat kërkojnë komente të tilla, AKKVP-ja mund të japë vetëm deklarata të përgjithshme lidhur me procedurat dhe rregulloret.
- AKKVP-ja nuk është në pozitë që t’u ofrojë mediave kopjet e dokumenteve të paraqitura nga palët në kërkesë. Megjithatë, të gjitha vendimet e lëshuara nga Komisioni i Kërkesave për Çështje Pronësore Banesore si dhe Komisioni për Kërkesa Pronësore i Kosovës janë të hapura për publikun. Këto vendime do të publikohen në faqen tonë të internetit menjëherë pas njoftimit të të gjitha palëve në kërkesë.
- AKKVP-ja do të ofrojë ndihmë në përkthim për të ndihmuar mediat sipas nevojës.
Disa udhëzime për mediat me qëllim që të sigurojë shqyrtimin me kohë të kërkesave:
- Ju lutemi të gjitha kërkesat t’i drejtoni tek personat e caktuar më lartë
- Bëhuni sa më të përpiktë që të mundeni lidhur me llojin e informatës/deklaratës që kërkoni
- Nëse e mundshme, stacionet televizive dhe ato të radios duhet të dërgojnë pyetjet e tyre të specifike para seancës së incizimit