Mbledhja e Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës

"

Bordi Mbikëqyrës i Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP) zhvilloi mbledhjen e radhës me datën 28.06.2024, ku u aprovuan pikat e agjendës së takimit. Tema kryesore e kësaj mbledhje ishte zbatimi i kërkesave për lirimin e pronave në veri të Mitrovicës.

Drejtoresha e Sekretarisë Ekzekutive, zonja Afërdita Beka Arifaj, njoftoi Bordin për veprimet e ndërmarra nga Agjencia në lidhje me kërkesat për lirimin e pronave të parashtruara nga qytetarët e kësaj zone.

Gjithashtu, Bordi ka përgatitur një letër që do t’i dërgohet zotit Miroslav Lajcak, përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, lidhur me dorëzimin e kopjeve kadastrale tek Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, në përputhje me marrëveshjen e Brukselit.