AKKVP priti në takim Dr. Dana Landau

"

Me datën 09/06/2023, znj. Hana Jonuzi Zv. Kryesuese e Njësisë së Informimit dhe z. Veton Demi Zv. Drejtor i Departamentit për Procesimin e Lëndëve dhe Kërkesave, pritën në takim Dr. Dana Landau, Studiuese e lartë në swisspeace, nga Institut shoqërues i Universitetit të Bazelit në Zvicër, e cila aktualisht është duke kryer hulumtime për kthimet e pakicave në Kosovë, si dhe ka shprehur interesim edhe për punën aktuale të AKKVP-së. Znj. Landau u njoftua lidhur me dy Mandatet e Agjencisë, krahasimin, verifikimin dhe zgjidhjen e mospërputhjeve dhe zbrazëtive në mes dokumenteve kadastrale origjinale të marra në Kosovë nga autoritetet serbe para qershorit të vitit 1999 dhe të dokumenteve kadastrale aktuale në Republikën e Kosovës si dhe kërkesat e pakontestuar dhe legjitime, mbi pronat e paluajtshme, të bartura përmes transaksioneve joformale para 24 marsit 1999, bartja e të cilave është ndaluar nga legjislacioni diskriminues apo për të cilat dokumentet e kërkuara për regjistrim në sistemin kadastral të Kosovës nuk ekzistojnë. Dr. Landau u njoftua po ashtu edhe rreth mandateve të trashëguara të Agjencisë Kosovare të Pronës dhe Drejtoria për Çështje Pronësore Banesore.