Drejtoresha e Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës është pritur në një takim nga Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore.

"

Drejtoresha e Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikimin të Pronës, znj. Afërdita Beka Arifaj, është pritur në një takim nga kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, z. Erden Atiq.
Zonja Beka Arifaj njoftoi kryetarin Atiq për aktivitetet e Agjencisë në lidhje me procesin e kthimit të pronave tek pronarët e ligjshëm.
Gjithashtu u diskutua për mundësitë dhe kapacitetet e Komunës për të ofruar mbështetjen e nevojshme për strehimin e rasteve humanitare që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme.
Më tej, znj. Afërdita Beka Arifaj, drejtoreshë e Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet komunale për të siguruar zbatimin e vendimeve dhe respektimin e të drejtave pronësore të qytetarëve.
Të dy udhëheqësit e institucioneve u zotuan të vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin e ngushtë për të garantuar respektimin e të drejtave pronësore dhe për të trajtuar çdo rast me kujdesin e duhur dhe në përputhje me ligjin.