U mbajt mbledhja e Bordit Mbikëqyrës

Me datë 26 mars 2021 Bordi Mbikëqyrës i Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës nën drejtimin e kryesueses Znj. Chyssoula Aliferi, ka mbajtur mbledhjen e radhës ku në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive të tij mori vendime dhe diskutoi për mbarëvajtjen e punëve të Agjencisë. Pas miratimit të Agjendës dhe procesverbalit nga mbledhja e kaluar, u aprovua edhe Raporti Vjetor i AKKVP-së për vitin 2020, për tu dërguar në Kuvend. Drejtori i Sekretarisë Ekzekutive, Z. Naser Shala e njoftoi Bordin në lidhje me zhvillimet e fundit lidhur me miratimin e Projektligjit si dhe zhvillimeve tjera që janë të ndikuara nga ky miratim.

Kthehu mbrapa