Takim pune me Kryeshefin Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës
Me qëllim të identifikimit të fushave të interesit të përbashkët dhe për
tu ballafaquar me sfidat me të cilat ballafaqohet fusha e administrimit dhe
regjistrimit të pronës, me datë 1 Tetor në ambientete Agjencisë Kadastrale të
Kosovës është mbajtur një takim pune mes Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë
Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti dhe Drejtorit Ekzekutiv të Agencisë
Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës z. Naser Shala, të dy këta të
shoqëruar edhe nga bashhkëpunëtorë e tyre. Prijësit e institucioneve janë
dakurduar që bashkëpunimi mes tyre duhet të jetë më intensiv dhe i pasuar edhe
me takime teknike e profesionale, krejt kjo për të qenë të gatshëm për
administrimin e dokumenteve pronësore e kadastrale, pavarërisht ndikimit që
mund të ketë në to edhe Ligji i ri për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe
Verifikim të Pronës.