Punëtoria lidhur me projekt udhëzimin administrativ

img img img

Sot, me datë 27 shkurt 2020, është mbajtur punëtoria një ditore lidhur me finalizimin e projekt udhëzimit administrativ për përcaktimin e rregullave dhe procedurave të konfiskimit dhe shkatërrimit të strukturave të paligjshme. Kjo punëtori u organizua nga Zyra Ligjore e Kryeministrit në bashkëpunim me Agjencinë dhe me financim nga OSBE-në, ku morën pjesë edhe përfaqësues nga PSBE-ja, Ministria e Integrimeve  Evropian, Ministria e Financave dhe Transfereve, Ministria e Drejtësisë,  Ministria për Komunitete dhe Kthim, Policia si dhe përfaqësues të Institucioneve tjera relevante. Para të pranishmëve u prezantua Draft-udhëzimi administrativ, u dhanë komente dhe sugjerime nga të pranishmit të cilat do të inkorporohen në draftin e fundit dhe e njëjta me pas do të procedohet tutje.

Kthehu mbrapa