Vendosen lëndët e para të kompensimit të parashtruara në HPD/AKP

Prishtinë,  Tetor 2019
 
Gjate periudhes 25-27 shtator 2019  në Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim te Pronës është mbajtur mbledhja  e Komisionit për Kërkesa Pronësore të Kosovës (KKPK), për t’i  zgjidhur pjesën e mbetur të kontesteve pronësore  si lëndë të pranuara,  regjistruara dhe proceduara për vendimmarrje në AKP.

Në këtë seancë për herë të parë, janë paraqitur para Komisionit kërkesat lidhur me rivendosjen e të drejtave pronësore të humbura si pasojë e diskriminimit.

Në këto raste, Drejtoria për Çështje Pronësore dhe Banesore ka vendosur që paraqitësi i kërkesës i kategorisë “A” ka të drejtë në rikthim të pronës pas pagesës së çmimit të privatizimit dhe paraqitësi i kërkesës i kategorisë “C” ka të drejtë në kompensim. Qeveria e Republikës së Kosovës ka nxjerr Udhëzimin Administrativ (QRK) Nr. 10/2018 për Procedurat e Skemës së Kompensimit për Zbatimin e Vendimeve të Komisionit për Kërkesa Pronësore dhe Banesore dhe fondet për kompensim janë në dispozicion, prandaj është bërë i mundur zbatimi i vendimeve të Komisionit për Kërkesa Pronësore dhe Banesore. Në këtë seancë, 14 kërkesa nga 132 të tilla, i janë paraqitur Komisionit ku Komisioni Vlerësues i Agjencisë ka përcaktuar çmimin e privatizimit dhe paraqitësi i kërkesës i kategorisë “A” i ka paguar këtë shumë Agjencisë. Pas vendimit të Komisionit, paraqitësit e kërkesës të kategorisë “C” tani mund të kërkojnë pagesën e kompensimit të tyre nga Agjencia.

Ne kuader te kompetencave te veta Komisioni ka vendosur edhe per disa ceshtje te tjera duke perfshire edhe dy kerkesa te cilat jane anuluar nga Paneli i Ankesave të AKP-së në Gjykatën Supreme, dhe i janë kthyer Sekretarisë Ekzekutive të Agjencisë për ripërpunim dhe rivendosje nga Komisioni.

Kthehu mbrapa