TRAJNIM PËR  AFTËSIM PROFESIONAL TË STAFIT TË AKKVP-së

img

Prishtinë, shtator 2019

Në kuadër të edukimit të vazhdueshëm profesional janë identifikuar nevojat për trajnim të stafit në bazë të Ligjit të ri për Shërbyesit Civil dhe nevojave të nëpunësve me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale AKKVP-ja ka realizuar trajnim treditor  të nëpunësve të nivelit menaxherial dhe profesional  me temen “Ligji,për zyrtaret publik, risitë dhe ndryshimet në administraten publike/shërbimin civil”

Në kuadër moduleve fokus i veçantë i është kushtuar temave që kanë të bëjnë me legjislacionin për shërbimin civil/zyrtarët publik, klasifikimit të pozitave të punës në shërbimin civil, ngritja në dëtyre, caktimi i prioriteteve dhe objektivave, vlerësimi i rezultateve në punë, disiplina në shërbimin civil, transferimi në shërbimin civil si dhe aspekte tjera profesionale.

Partner implementues është përzgjedhur Kolegji Evropian i Kosovës. Trajnimi është pjesë e aktiviteteve të planifikuara nga menaxhmenti i AKKVP-së për aftësim dhe ngritje te vazhdueshme profesionale të stafit.

Kthehu mbrapa