Marrëveshja e Mirëkuptimit në mes të AKKVP-së dhe AKK –së

Më 18 janar 2019 u nënshkrua Marrëveshja e Mirëkuptimit në mes të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP)  të përfaqësuar nga Znj. Florije Kika, UD Zëvendës Drejtore e Sekretarisë Ekzekutive dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK) të përfaqësuar nga Z. Avni Ahmeti, UD Drejtor i Përgjithshëm.

 Marrëveshja e nënshkruar përcakton modalitetet e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve me qëllim të zbatimit të Ligjit 05/L-010 mbi AKKVP-në, ku ndër të tjerash do të lehtësoj procesin e krahasimit dhe verifikimit të dokumenteve kadastrale, që do të kthehen nga Serbia, nëpërmjet qasjes në të dhëna, qofshin ato fizike apo elektronike, shkëmbimit efikas të tyre dhe zhvillimit të trajnimeve të ndryshme sipas nevojës. 

 Të dyja institucionet gjithashtu u pajtuan që të bashkëpunojnë ngushtë në të ardhmen për realizim sa më të suksesshëm të kësaj marrëveshjeje si dhe të mandatit të tyre në përgjithësi. 

Kthehu mbrapa