Punëtori tre (3) ditore e organizuar nga Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës dhe Zyra Ligjore e Kryeministrit – ZKM, e mbështetur dhe financuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evrope (OSBE), misioni në Kosovë

"

Me qëllim të finalizimit të akteve nënligjore të cilat burojnë nga Ligji Nr. 08/L-052 për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit Nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, Agjencia dhe Zyra Ligjore – ZKM kanë organizuar punëtori tre (3) ditore të mbështetur dhe financuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evrope (OSBE), misioni në Kosovë.

Qëllimi i kësaj punëtorie është finalizimi i akteve nënligjore të Agjencisë:

-Draft-Rregullorja për Procedurat e Trajtimit të Informalitetit nga AKKVP. -Draft- Rregullorja për Procedurat, Kushtet dhe Kriteret rreth Administrimit të Pronave dhe Zbatimin e Skemës Vullnetare të Qirasë.

Institucionet e ftuar dhe pjesëmarrëse në këtë punëtori ishin: Zyra Ligjore e Kryeministrit – ZKM, OSBE, Ministria e Drejtësisë, Ministria për Komunitete dhe Kthim dhe Ministria e Financave/Departamenti i Tatimit në Pronë dhe Agjencia Kadastrale e Kosovës.