Drejtoresha dhe Zëvendësdrejtori i Sekretarisë Ekzekutive mbajtën takim njoftues me menaxhmentin e Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës

"

Me dt. 13 qershor 2023, Drejtoresha Afërdita Beka-Arifaj si dhe Zëvendësdrejtori Milaim Çekaj të Sekretarisë Ekzekutive mbajtën takim njoftues me menaxhmetin e AKKVP-së.

Në këtë takim, përveç prezantimit të punës së deritanishme të menaxhmetit dhe Sekretarisë, u diskutua edhe rreth sfidave, punëve dhe planeve që e presin Agjencinë lidhur me Mandatet e Agjencisë siç janë krahasimin, verifikimin dhe zgjidhja e mospërputhjeve dhe zbrazëtive në mes dokumenteve kadastrale origjinale të marra në Kosovë nga autoritetet serbe para qershorit të vitit 1999 dhe të dokumenteve kadastrale aktuale në Republikën e Kosovës si dhe kërkesat e pakontestuar dhe legjitime, mbi pronat e paluajtshme, të bartura përmes transaksioneve joformale para 24 marsit 1999, bartja e të cilave është ndaluar nga legjislacioni diskriminues apo për të cilat dokumentet e kërkuara për regjistrim në sistemin kadastral të Kosovës nuk ekzistojnë.