Ambasadori i BE-së viziton Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës

"

Ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Aivo Orav, ka vizituar sot Agjencinë Kosovare për
Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP), ku është pritur nga drejtoresha e Agjencisë, znj. Afërdita
Beka Arifaj. Gjatë kësaj vizite, ambasadori shprehu mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për punën e
AKKVP-së, duke vlerësuar rëndësinë e trajtimit të çështjeve pronësore në Kosovë.
Drejtoresha e AKKVP-së, znj. Afërdita Beka Arifaj, e falënderoi ambasadorin për mbështetjen e
vazhdueshme të BE-së dhe shprehu angazhimin e agjencisë për të vazhduar punën në përputhje me
standardet evropiane.
Vizita e ambasadorit të BE-së përforcon mbështetjen ndërkombëtare për përpjekjet e Kosovës në
forcimin e sundimit të ligjit dhe transparencës në çështjet pronësore.