NJOFTIM PËR PEZULLIMIN E ADMINISTRIMIT TË PRONAVE

Prishtinë,  16 maj 2018

Sipas nenit 21 pika 1 dhe 2 të Ligjit Nr. 05/L-10 për AKKVP-në, autoriteti për të administruar  pronat banesore, komerciale dhe bujqësore, që me parë e ka pasur Drejtoria për Çështje Pronësore dhe Banesore (DÇPB), dhe  Agjencia Kosovare për Prona (AKP) , i  është bartur bartet Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP).

Ky administrim, në bazë të ligjit ka qenë i kufizuar deri më datë 18 maj 2018. Mirëpo, pas rekomandimeve të Avokatit të Popullit Nr.551/2017, në të cilat rekomandime është kërkuar zgjatja e afatit ligjor për administrimin e pronave, Qeveria e Kosovës ka miratuar Koncept-Dokumentin për plotësim-ndryshimin e e Ligjit për Agjencinë.

Meqë plotësim-ndryshimi i ligjit për Agjencinë është në proces,  ju njoftojmë se Agjencia, në respektim të rregullave dhe dispozitave ligjore në fuqi, si dhe rekomandimeve të Avokatit të Popullit, nga data 18 MAJ 2018 PEZULLON procesin e administrimit të pronave dhe Skemës së Qirasë.

Kjo masë e PEZULLIMIT është e përkohshme dhe nuk nënkupton domosdoshmërisht ndërprerje të plotë të administrimit, por është një pezullim derisa të përfundojë plotësim-ndryshimi i Ligjit për Agjencinë, me anë të së cilit është paraparë zgjatja e afatit për administrimin e pronave nga ana e Agjencincisë.

Me këtë rast ju njoftojmë se paraqitësit e suksesshëm të kërkesave, kanë të drejtë të kërkojnë riposedim të pronës në çdo kohë, duke njoftuar me shkrim Agjencinë.

Ky njoftim për PEZULLIM vlen deri në një njoftim për vendim tjetër.

AKKVP mbetet e përkushtuar në garantimin dhe mbrojtjen e të drejtave pronësorë për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim.

Sekretaria Ekzekutive e AKKVP-së



Punesim

POZITA VENDORE: Konkurs për vende te lira pune Nr: 001/2019, Nr: 002/2019, Nr: 002/2019 (afati i shtyre), Nr: 003/2019, Nr: 003/2019 (afati i shtyre), Nr: 004/2019, Nr: 004/2019 (afati i shtyre), Nr: 005/2019, Nr: 005/2019 (afati i shtyre),


Njoftim: Rekrutimi për dy pozita të Asistentit Administrativ 3, Zyra Regjionale Pejë, pezullohet deri në miratimin e rregulloreve për zbatimin e Ligjit për Zyrtarët Publik nga Qeveria e Kosovës, me njoftim nga MAP.